‘Asgjë në botë nuk na ndalon”, Berisha për 6 dhjetorin: 1 mijë gazetarë do jenë atë ditë në Tiranë
Kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se asgjë nuk do mund të ndalojë protestën 6 dhjetorit, ndërsa nënvizoi se ky ishte një rast i jashtëzakonshëm, duke qenë se në Tiranë do të jenë të pranishëm rreth 1 mijë gazetarë.
“Asgjë në botë nuk mund të pengojë protestën tonë. Në Tiranë mblidhen burrat e shtetit demokrat, nuk mblidhen diktatorë. Ndaj askush të mos mendojë se mund të na shkaktojë pengesën më të vogël.
Edi Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të penguar atë protestë që do jetë triumf. 1 mijë gazetarë do jebnë në Tiranë atë ditë, është një rast i jashtëzakonshëm”.