Asgjësohen 1222 rrënjë bimë narkotike në Gjirokastër

Në vijim të operacioneve antikanabis, për gjetjen dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, policia njoftoi sot më 6 qershor se ka arritur të asgjesojë 1,222 rrënjë bimë narkotike në Gjirokastër.

Efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë ushtruar kontroll të imtësishëm territori në Komunën Zagori.

Sipas policisë, në pyllin e  fshatit Zhej, në vendet e quajtura “Gropat e Pishave” dhe “Burimi i Veli Hodos”, u gjetën dhe u asgjësuan 1170 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa të kultivuara në parcela, si dhe 52 kubikë me fidanë të dyshuara si bimë narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?