Asgjësohen 1800 rrënjë kanabis, 2 veta në pranga

Policia e Vlorës ka asgjësuar 855 rrënjë kanabis sativa.

Burime të saj bëjnë me dije se në fshatin Tasgjas të Vlorës, janë identifikuar dhe shkatërruar 2 parcela të mbjella me kanabis sativa.

Sipas Policisë, lënda narkotike ishte e mbjellur në dy parcela. Pas identifikimit, pollicia ka bërë të mundur asgjesimin e bimëve narkotike dhe po heton për gjetjen e pronarëve të cilët janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë vijojnë operacionet anti canabis nga ana e policisë së Shtetit në të gjithë territorin e vendit. Në një tjetër aksion të policisë së Shkodrës, janë asgjësuar 945 rrënjë kanabis sativa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas raportimeve të policisë së Shkodrës, janë ndaluar dhe arrestuar si të dyshuar për kultivimin e lëndës narkotike, shtetasit Nikoll Lazri dhe Preng Marku ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet A.J. 7 parcelat me lëndë narkotike u identifikuan dhe asgjesuan nga policia, përkatësisht 5 në fshatin Vukaj (535 rënjë) dhe 2 në fshatin Sqirre (350 rrënjë).

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?