Asgjësohen 445 bimë kanabis në Krujë, arrestohen 3 veta

Policia e Krujës ka asgjesuar 445 bimë narkotike Kanabis Sativa, ndërsa janë arrestuar 3 persona.

Astrit Bazja 47 vjeç,banues në Krujë,

Dashamir Bazja 49 vjeç,banues në Fushë Krujë,

A.B. 17 vjeç,banues në Krujë.

Arrestimi I tyre u bë i mundur pasi nga kontrolli i ushtruar në fshatin Zgërdhesh Krujë, në pronën e tyre, janë   konstatuar 5 parcela të mbjella me 445 rrënjë bimë narkotike të dyshuar të  llojit cannabis sativa.

Bimët u asgjesuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën  penale të “Kultivimi I bimëve narkotike” në bashkëpunim.

SHKARKO APP