Asgjësohen 470 bimë narkotike kanabis, arrestohen 3 persona

Është finalizuar me suskes operacioni i koduar “Stani i Padeshit” përmes të cilit janë gjetur dhe asgjësuar 470 rrënjë, e dyshuar si bimë nakortike Kanabis Sativa. Ndërsa në pranga janë venë tre presona dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin  kanë mbjellë bimët narkotike, të cilat janë asgjësuar ndërkohë që mbanin pa leje armë e municione, konkretisht një automatik me 30 fishekë.

Sipas të dhënave zyrtare të policisë, bëhet e ditur se në një parcelë, në vendin e quajtur Padesh kultivuesit kishin ngritur një stan, në të cilin edhe fshiheshin, në afërsi të të cilit kishin mbjellë bimët narkotike.

Ekspertët e policisë, me informacionet e marra në rrugë operative, kanë kontrolluar zonën ku dhe kanë gjetur edhe një armë zjarri. Pas kësaj, efektivët e policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit Ylli Hajdinaj, Pëllumb Hoxhaj, Lum Trezhnjeva dhe punohet për kapjen e shtetasve Vladimir Kucaj e Gëzim Trezhnjeva,  banues në Deçan Kosovë, Durrës e Tropojë.

SHKARKO APP