Asgjësohen 730 rrënje bimë narkotike, procedohet kryeplaku i fshatit

Policia e Shkodrës ka asgjësuar në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth 730 rrënjë bimë narkotike, teksa ka proçeduar penalisht kryeplakun e fshatit për moskallëzim krimi.

Burime nga Policia e qytetit veriperëndimor bëjnë me dije se nga puna e Efektivëve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve antikanabis, janë goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht.

Fillimisht në bjeshkët e fshatit Xhaj, në komunën Shkrel , janë gjetur dhe asgjesuar në një terren malor 380 rrënjë bimë Canabis Sattiva. Ndërsa u procedua penalisht në gjëndje të lirë për veprën penale të “Mos kallzimit te krimit”  dhe “Shpërdorim detyre”, kyeplaku i fshatit shtetasi, D.M., 52 vjeç, banues në Malësi të Madhe.

Gjithashtu më vendin e quajtur Siraç, të fshatit Vilë, në komunën Temal, u asgjesuan dy parcela me 350 bimë narkotike Canabis Sattiva.  Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”.

Në të dy rastet bimët u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

SHKARKO APP