Asgjësohen 8343 rrënjë kanabis, në kërkim një kryeplak

Policia e Shtetit brenda dy ditësh (21-22 korrik) ka asgjesuar 8343 rrënjë “Cannabis Sattiva” në  Fier, Krujë dhe Tropojë. Një kryeplak fshati shpallet në kërkim.

Krujë

Në Krujë policia në bashkëpunim me FNSH-në ka finalizuar me sukses operacionin të koduar “Krujë 2015”, dhe arriti të asgjesojë 5863 rrënjë bimë narkotike e dyshuar si kanabis sativa.

Uniformat blu arrestuan në flagrancë 5 shtetas: Haxhi Hasani 68 vjeç,banues në Thumanë; Preng Dedaj 47 vjeç,banues në Thumanë,Bardhyl Kullaj 57 vjeç,banues në Nikel, Shaban Aruçi 58 vjeç,banues në Larushk,Endrit Aruçi 29 vjeç,banues në Larushk.

Policia e krujës ka shpallur në kërkim një shtetas me iniciale A.H.33 vjeç, banues në Nikel të Krujës, i cili akuzohet për veprën penale të “kultivimit të bimëve narkotike”.

Nga një kontroll i ushtruar në të  gjithë  territorin e fshatrave,Brret,Krastë,Zezë të Komunës Nikel dhe të fshatit Larushk i Sipërm,Fushë-Krujë u konstatuan se lënda narkotike ishte në një lartësi 30-250cm.

Një sasi e bimës narkotike u mor në cilësinë e provë materiale ndërsa policia po vazhdon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Fier

Policia e Fierit ka asgjesuar 1280 bimë narkotike kanabis sativa. Uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë 3 shtetas: Novrus Kuka,57 vjec; Indrit  Kuka,19 vjec dhe një minoren me iniciale R.K,17 vjec.

Policia njofton se këta shtetas kishin marë me qera një tokë në fshatin Kurajn në të cilën kultivonin bimën narkotike.

Materialet proceduriale në ngarkim të këtyre tre shtetasve i janë kaluar Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Fier të cilët akuzohen për veprën penale të “kultivimit të bimëve narkotike”

Tropojë

Efektivët e komisariatit të Tropojës kanë asgjesuar 1200 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

Policia ka proceduar penalisht kryeplakun e fshatit shtetasin me iniciale L.T, 39 vjeç, banues në Viçidol, Tropojë, i si dhe ka shpallur në kërkim autori e kultivimit të bimëve narkotike shtetasin Shkëlqim Pitomina, vjeç 41, banues në Tropojë e vjetër.

Nga informacionet e marë në rrugë operative policia ka asgjesuar lëndën narkotike në malin Lugu i zi në të cilët bima narkotike ishte e mbjellë në 3 parcela. Në afërsi të njërës parcelë në një banesë të vjetër në pronësi të shtetasit Shkëlqim Pitomina , gjatë kontrollit të ushtruar është gjetur një sasi degësh, bimësh narkotike të prera dhe të vendosura për tu tharë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Tropojë, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” “Prodhim dhe shitje narkotikesh”, si dhe në ngarkim të shtetasit L.T, për veprën penale”Moskallëzimit të krimit”, parashikuar nga nenet 284, 283 dhe 300 të K.Penal.

SHKARKO APP