Asgjësohen mbi 1700 bimë narkotike në Elbasan
Aktualitet E Mërkurë, 14 Prill 2021 22:00
Mbi 1700 bimë narkotike e llojit hashash u asgjësuan nga Policia e Elbasanit në një zonë pyjore pranë fshatit Banjë.
Droga ishte e mbjellë në disa parcela dhe kishte kapur një lartësi deri në 280 centimetra.
Policia asgjësoi me anë të djegies bimët narkotike, ndërkohë që kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve të saj.