Asgjësohet parcela me kanabis në Berat, “pronari” nga Vlora

Mund të jesh nga Vlora dhe mund të investosh në qytete të tjera të vendit tonë, madje edhe në bujqësi apo sektorë të tjerë të ekonomisë. Por një i ri nga Vlora është arrestuar si kultivues i lëndëve narkotike në Berat, gjatë mëngjesit të sotëm.      

Vijojnë operacionet e Policisë për asgjësimin e bimëve narkotike dhe këtë herë operacioni është fokusuar në Berat. Një tjetër parcelë është zbuluar në Osmëzezë, komuna Sinjë, në vendin e quajtur Musharec.

Sipas burimeve të policisë, janë gjetur dhe asgjësuar 2700 bimë narkotike kanabis sativa. Policia ka zbuluar dhe arrestuar autorin e kultivimit të këtyre bimëve, i cili rezulton se është nga Vlora.

Kështu është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Detjon Aliraj, 33 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi me inicialet K.B, 56 vjeç.

SHKARKO APP