Ashpërsohen masat për dhunën në familje

Prej 18 nëntorit hyjnë në fuqi edhe ndryshimet e reja ligjore, sa i takon dhunës brenda familjes. Në ndryshimet e reja ligjore i sigurohen më shumë mbrojtje të dhunuarës duke e larguar menjëherë dhunuesin nga banesa. Edhe dhunuesit tashmë do i nënshtrohen rehabilitimit.

Drejtuese e Linjës së Këshillimit për gra e vajza, Iris luarasi thotë se vitet e fundit dhuna në familje pa pësuar rritje. Por edhe denoncimet nga gratë e dhunuara janë rritur gjithashtu.

Vetëm në vitin 2019, në Gjykatën e Tiranës janë regjistruar 2555 çështje për zgjidhje martese, shumica prej tyre për dhunë brenda familjes. Ndërsa për vitin 2020, janë 2138 çështje për divorc.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?