Ashpërson tonet Ademi: “Zgjedhje nuk ka! Ne ose do shkojmë në burg, ose do të përfundojmë në eksod”

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi duke folur në emisionin “Të paekspozuarit” në “Newws 24” tha se zgjedhje më datë 30 qershor nuk do të ketë.

Ademi tha se po të ketë zgjedhje, do të thotë se vendi shkon në diktaturë. Ajo ka nënvizuar se mbështetësit e PD ose do të përfundojnë në burg ose në eksod.

“Nëse Edi Rama do vazhdojë me marrëzinë e vet, ne ose do shkojmë të gjithë në burg ose të gjithë në eksod. Nuk ka zgjedhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse nuk rezistojmë, do të përfundojmë në diktaturë. Ne do të bëjmë gjithçka që zgjedhje mos të ketë dhe nuk do të ketë”, tha Ademi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?