‘Asi’ i Ramës për studentët, Bushati: Është antitezë e gënjeshtërt

Analisti Andi Bushati duke komentuar retorikën dhe vendimet e kryeministrit Edi Rama për studentët tha se kjo është një antitezë e radhës, që në thelb ka vetëm gënjeshtrën.

“Çdo student që është në protestë, çfarë shesh? Sheh ku theksohet dhe iu thuhet se qeverisja është e mirë, por fajin ua kanë rektorët dhe dekanët. Shef që aniteza që do të serviri Rama është gënjeshtër”, tha ai.

Gjithashtu në lidhje “skype” me emisioni “TPZ”  në News 24, publicisti Fatos Lubonja nënvizoi faktin se edhe studentët janë pjellë e kësaj shoqërie, ndërsa solli në vëmendje një shprehje të Faik Konicës: “Kam frikë se në Shqipëri nuk ka të rinj, por ca që kanë lindur përpara dhe ca më pas”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Desha të them këtë, që për nivele me të larta  universitetet kanë sjell ndryshime në botë. Kanë arritur dhe duan të kenë një pjekuri. Studentët janë pjellë e së njëjtës periudhë.  Po kujtoj atë që ka thënë Konica: Kam frikë se në Shqipëri nuk ka të rinj, por ca që kanë lindur përpara dhe ca më pas.”, tha Lubonja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?