Askush nuk i do 10 mijë eurot e policisë
10 mijë euro dhe ruajtje anonimati, ofron Policia e Shtetit për të mësuar vendndodhjen e Klement Çalës për supergrabitjen e Rinasit. Kur kanë kaluar disa muaj, duket se askush nuk ka informacion. Thirrjet e mbërritura në sallën operative janë 120 por asnjëra prej tyre nuk ka qenë e vlefshme për të bërë të mundur lokalizimin e 31-vjeçarit nga Elbasani.
Për supergrabitjen e prillit brenda në pistën e Rinasit në total janë arrestuar 7 persona. I fundit ishte një 48-vjeçar punonjës i aereoportit në sektorin e ngarkim-shkarkimit.
Hasan Kaçanit iu gjetën sasi të mëdha parash që dyshohet se janë pjesë e parave të grabitura. Pas grabitjes së 6.5 milionë eurove, njëri prej anëtarëve të bandës, Admir Murataj, mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.
KOHA JONË SONDAZH

