“Askush s’ është vetëm”! Bashkia e Tiranës lançon nismën e re: Dhuro biçikletë për çiklistët e vegjël të Tiranës
Bashkia e Tiranës po kujdeset që edhe këtë vit të jetë pranë fëmijëve që vijnë nga familje me vështirësi ekonomike gjatë festave të fundvitit.
Bashkia ka lançuar nismën e re ku fton të gjithë ata qytetarë që kanë biçikleta të cilat nuk i përdorin më, t’I dhurojnë ato për një fëmijë që nuk mund ta blejë një të tillë.
“Dhuro biçikletë për çiklistët e vegjël të Tiranës. Nëse ke një biçikletë të përdorur dhe nuk e përdor më, mund t’ia dhurosh një fëmijë në vështirësi ekonomike. Bëhu ti babagjyshi për këtë vit”, thuhet në nismën e Bashkisë së Tiranës.
KOHA JONË SONDAZH

