“Askush s’të jep ndihma dhe grante po nuk pate besimin e tyre”, Ahmetaj: Qeveria ka marrë përsipër të ndërtojë shtëpitë
Ministri i Shtetit dhe Rindërtimin, Arben Ahmetaj deklaroi se konferenca e Donatorëve, në të cilën u mblodhën 1.15 miliardë lekë për projektin e rindërtimit as dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, ishte një mbështetje për popullin shqiptar.
Nga Shijaku, gjatë një takimi me banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, Ahmetaj tha se askush nuk të jep ndihma dhe grante, nëse qeveria nuk ka besimin e tyre.
“Konferenca e Donatorëve, ishte dhe është mbështetje e drejtpërdrejtë për popullin shqiptar, për ju që keni humbur shtëpitë, dhe për shqiptarët e qeverinë. Nuk të jepesh kush para nëse nuk ka besim tek tyre. S’të jep as grant, as para nëse nuk je i përgjegjshëm. Kjo qeveri ka marrë përsipër të ndërtojë dhe të kthejë në shtëpitë e tyre këto familje të prekura, deri brenda 2 viteve. Ato psherëtimat që kemi parë në Thumanë, në Shijak e Durrës, ky projekt i lehtëson, me zemrën që rri majtas”, tha Ahmetaj.