Asnjë dhomë e lirë në Theth, preferohet turizmi malor për klimën e prodhimet bio
2000 shtretërit dhe rreth 500 dhomat që janë kapacitet maksimale të akomodimit në Theth për një natë, nuk po mjaftojnë për të pritur turistët. Përballë çmimeve të larta në tregje, Martini ka vendosur të mbjellë vete thuajse çdo produkt, duke mos rritur tarifat në bujtinën e tij. Turistët shprehen të kënaqur me çdo gjë që të ofron Thethi.
“Ne jemi këtu prej dy ditësh me familjen dhe gjithçka është shume e bukur. Po kënaqemi. Ajo çfarë nuk me pëlqeu është se dje shkova ne 3 restorante të zonës dhe ishin plot. Nuk kishte me asnjë vend. Do tjua sugjeroj Thethin miqve të mi gjerman por jo ne vere pasi ka shume njerëz”.
Jo gjithçka është kaq perfekte sipas operatoreve turistik të cilët kanë ankesa për furnizimin me energji elektrike në kulmin e sezonit. Thethi ka një kapacitet pritës për 2000 vizitor por nëse llogariten edhe turistët me kampingje atëhere numri i tyre shkon deri në mbi 3000 turistë në natë.