Asnjë humbje jete. MSH publikon bilancin e koronavirusit në 24 orët e fundit: Ja sa raste të reja u regjistruan

Shifrat e koronavirusit në vendin tonë vijojnë të jenë të ulta. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë raporton 5 raste të reja nga 126 testime të kryera.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

1 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit:

Janë kryer 126 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 5 qytetarë, në Tiranë. Janë 184 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,019 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 1 Janar 2023)

Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 32
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 126
Testime totale 2,020,093
Raste pozitive 332,799
Raste të shëruara 329,019
Raste Aktive 184
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 146
Fier 15
Vlorë 4
Shkodër 4
Gjirokastër 3
Berat. 3
Dibër. 3
Durrës. 2
Lezhë. 2
Kukës. 2

SHKARKO APP