Asnjë i prekur nga koronavurisi në Shqipëri/ Këshilla: Maskat nuk janë të nevojshme, lani duart, mos rrini në zona të mbyllura

donëse Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se ka furnizuar me maska dhe veshje te posaçme personelin mjekësor në shërbimin infektiv dhe qendrën kombëtare të urgjencave, qendrat shëndetësore nuk janë furnizuar.

Mjekë dhe infermierë kanë renduar në farmaci të blejnë maska kirurgjikale të cilat nuk janë aspak mbrojtëse madje me çmim abuziv që po shiten në tregun farmaceutik.

Mjekët e familje janë më të ekspozuarit nëse do të kemi raste me koronavirus pasi pacientët drejtohen në qendrat shëndetësore që në shfaqjen e simptomave të para.

Drejtues të qendrave shëndetësore u është komunikuar që t’i blejnë ata vetë maskat por fakt ata nuk kanë fonde dhe u lejohet të bëjnë blerje .Kjo i ka revoltuar mjekët nëpër qendra shëndetësore të cilët thonë se nuk mund të përballojnë të blejnë çdo ditë me paratë e tyre maska dhe dezinfektane ,pasi e para maskat kirugjikale që shiten ne farmaci nuk mbrojnë dhe se ato janë një përdorimshme ,ndaj nuk e përballojnë financiarisht . Revolta e mjekëve shkona deri aty sa jashtë kamerave deklarojnë se nuk mund te paraqiten ne pune nëse shfaqet koronavirusi në Shqipëri pasi janë të pambrojtur dhe më të ekspozuarit për tu infektuar. Në fakt nëse do të ketë raste me coronavirus në Shqipëri dhe përsa kohë simptomat janë të ngjash me të gripit , shumë pacientë drejtohen tek mjeku i familjes duke i shëndrruar ata në burim të përhapjes së infeksionit.

Ndaj mjekët e qendrave shëndetësore i bëjnë thirrje ministrisë së shëndetësisë që të furnizojë sa më parë qendra shëndetësore me maska dhe dezinfektantë .Nga ana tjetër Ministra e Shëndetësisë në komunikim e paradites së kësaj të martë informoi se nuk ka asnjë rast me coronavirus në Shqipëri dhe se përdorimi i maskave nga qytetarët është një veprim i nxituar dhe aspak mbrojtës .

Deri me sot ka pasur 8 raste që janë dyshuar për koronavirus ,por kanë rezultuar negativ.

SHKARKO APP