Asnjë investim në aksin rrugor Durrës-Shijak

Aksi rrugor Durrës-Shijak vijon të mbetet një nga problemet më shqetësuese për drejtuesit e mjeteve.

Siç shihet nga pamjet gropa të mëdha shoqërojnë të gjithë segmentin, kryesisht nga  Xhafzotaj deri në afërsi të “Katër Rrugëve”.

Banorët ankohen se gjendja e rrugës është skandaloze si edhe bëjnë apel për ndërhyrje përndryshe kërcënojnë me protesta.

Shofer: “Ky është një rrugë që shfrytëzohet shumë. Ka shumë qarkullim dhe mendoj se duhet bërë një orë e më parë.”

Rreth 18 muaj më parë vetë kryeministri Edi Rama premtoi se një nga investimet imediate do të ishte shtrimi i rrugës Durrës-Shijak.

Ka kaluar 1 vit e gjysmë dhe në këtë segment, i cili është vetëm 5 km, nuk është kryer asnjë investim.

Ora News - Asnjë investim në aksin rrugor Durrës-Shijak

/Ora News

SHKARKO APP