“Asnjë ndërhyrje kirugjikale edhe në spitalet private”. Ministria publikon vendimin e fundit
Ministria e Shëndetësisë me një vendim i nënshkruar nga ministrja Ogerta Manastirliu ka vendosur të ndërpresë të gjitha ndërhyrjet kirugjikale të planifikuara në të gjitha strukturat spitalore publike dhe jo publike.
Vendimi është publikuar mbrëmjen e sotme në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi menjëherë.
Vendimi Ndërprerja sipas vendimit, do të bëhet deri më datë 3 prill. “Përjashtim nga rregulli i përcaktuar në pikën 1të këtij urdhri bëjnë vetëm ndërhyrjet kirurgjikale për patologjitë malinje, të cilat do zhvillohen sipas planifikimit”, thuhet në vendimin e ministrisë.