“Asnjë polic i plagosur”/ Bardhi-Lleshit: Rrena e rradhës për të mbuluar dhunën mbi protestuesit

Pas publikimit në disa media dhe pas deklaratës së ministrit të brendshëm Sandër Lleshi se, disa punonjës policie janë plagosur gjatë protestës së sotme të opozitës, vjen edhe reagimi i sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhit.

Sipas këtij të fundit, raportimet për policë të plagosur janë mashtrimi i rradhës i ministrit Lleshit.

“Recidivisti S.Lleshaj ka paturpesine qe te mbuloje gazin helmues dhe dhunen mbi protestuesit me rrenen e radhes per demtim te punonjesve te Policise. Asnje punonjes policie nuk eshte dhunuar nga protestuesit. Protesta ka qene live gjate gjithe kohes ne te gjitha mediat!”, shprehet sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?