Asnjë procedim penal në Lezhë për pasojat e tërmetit

Prokuroria e Lezhës njofton se nuk ka asnjë procedim penal të regjistruar për pasojat e tërmetit tragjik, pasi asnjë nga qytetarët nuk bëri kallëzim.

“Në prokurorinë e Rrethit Lezhë nuk ka asnjë referim apo njoftim për ndonjë ngjarje apo të ketë pasur kallëzim nga qytetarët për situatën post-tërmetit të datës 26.11.2019, e për rrjedhoje nuk ka procedim penal të regjistruar,”-njofton Prokuroria.

Prokuroria e Lezhës raporton se në rrethin e këtij qyteti të gjitha pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 6 ditëve më parë janë ndërtuar gjatë viteve ’70.

Në bazë të hetimeve paraprake rezulton se nuk ka pasur asnjë konstatim për ndonjë pallat të shpallur të pabanueshëm pas tërmetit të 21 shtatorit.

Gjithashtu raportohet se nga verifikimet e deritanishme nuk ka pasur shtesa apo ndërhyrje të mëvonshme në pallatet e dëmtuara nga tërmeti.

Në rrethin e Lezhës, rezulton se ka pasur vetëm dëme materiale në 9 pallate dhe 145 apartamente, të cilat aktualisht janë në proces verifikimi nga grupi i punës nëse janë apo jo banesa të banueshme.

SHKARKO APP