Asnjë rast me ”Omicron” në vend, Aimaku: OBSH parashikon qarkullim intensiv të tij në janar

Asnjë rast i infektuar me variantin ”Omicron” të Covid-19 nuk është evidentuar ende në Shqipëri. Ekspertët parashikojnë që muajin e ardhshëm ky variant të jetë dominues në Europë përfshire dhe vendin tonë.

“Situata është e qëndrueshme por parashikimet e OBSH janë që në muajin Janar do ketë qarkullim intensive të Omicron, në gjithë kontinentin europain dhe Shqipëri dhe ky variant është cilësuar shqetësues dhe pritet që infektimet të shumëfishohen”.

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, po ashtu apelojnë për vaksinim në mënyrë që të parandalohen rastet e rënda dhe fatalitetet.

SHKARKO APP