“Asnjë tolerim kush prek votën”/ Basha: Mbështes deklaratat e ambasadores Kim
Krei i PD-së, Lulzim Basha, thotë se mbështet deklaratat e bëra ditën e sotme nga ambasadorja Yuri Kim.
”PS nuk ka nevojë të angazhojë qytetarë të mbrojnë votën, sepse qeveria e ardhshme do të garantojë që të mbyllë një herë e mirë zgjedhjet si arenë e përplasjeve. Jam dakord me deklaratën e Kim. Kam qenë në komunikim gjatë gjithë kohës me partnerët. Nga presidenti Tusk te përfaqësuesit amerikanë, zgjidhja më 25 prill nuk ka qenë kurrë më e thjeshtë, nëse doni ndryshimin votoni ndryshimin”,-tha Basha.
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, tregoi se Shtetet e Bashkuara do kenë një rol te rëndësishëm ne monitorimin e zgjedhjeve te 25 prillit. Tre ditë para zgjedhjeve parlamentare në vend, ambasadorja amerikane, Yuri Kim njofton se 25 grupe amerikane do të monitorojnë zgjedhjet e 25 prillit në të gjithë vendin.