Asnjë viktimë, 2 të shtruar dhe 53 raste aktive në mbarë vendin

Edhe 24-orëshi i fundit nuk ka viktima nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 4024 testime, kanë rezultuar 2 raste të reja infeksioni, 1 rast në Shkodër dhe 1 në Durrës.

Aktualisht janë 53 pacientë aktivë me Covid-19 në mbarë Shqipërinë. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë. Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,014 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e Covid-19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (1 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4024
Testime totale 808,786
Raste pozitive 132,523
Raste të shëruara 130,014
Raste aktive 53
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 22
Shkodër 13
Elbasan 6
Durrës 5
Lezhë 3
Berat 2
Fier 1
Vlorë 1

SHKARKO APP