Asnjë viktimë dhe veç 7 raste të reja, 2 të shtruar në spital

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2706 testime nga të cilat 7 persona kanë rezultuar pozitivë. Ndërkohë, në 24 orët e fundit asnjë person i prekur me koronavirus nuk ka ndërruar jetë. Aktualisht janë 76 pacientë aktivë me Covid-19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e Covid-19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 24 orët e fundit janë kryer 2706 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 7 qytetarë: 3 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër, 1 rast në Kavajë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht janë 76 pacientë aktivë me Covid-19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,975 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2706
Testime totale 789,025
Raste pozitive 132,506
Raste të shëruara 129,975
Raste aktive 76
Humbje jete 2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 27
Shkodër 20
Durrës 7
Lezhë 7
Berat 5
Elbasan 4
Dibër 2
Kukës 2
Fier 1
Vlorë 1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?