Asnjë viktimë dhe veç 8 raste të reja në 24 orë nga Covid-19
Vijojnë që shifrat e Covid-19 në Shqipëri të jetë drastikisht të ulëta. Për më shumë se 15 ditë, edhe në 24 orët e fundit nuk kemi viktima nga Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2980 testime, nga të cilat 8 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Po në 24 orët e fundit janë shëruar 2 persona dhe numri shkon në mbi 130 mijë qytetarë që e kanë kaluar sfidën me Covid-19.
Aktualisht janë 72 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.
Statistika (8 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 8
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2980
Testime totale 826,513
Raste pozitive 132,565
Raste të shëruara 130,037
Raste Aktive 72
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 29
Korçë 10
Elbasan 8
Shkodër 6
Fier 6
Vlorë 5
Durrës 3
Lezhë 2
Gjirokastër 2
Kukës 1