Asnjë viktimë në 24 orë, 2 të shtruar dhe veç 100 raste aktive

Në 24 orët e fundit asnjë person nuk ka humbur jetën nga Covid-19 në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 4064 testime të kryera, janë konfirmuar vetëm 5 raste të reja me Covid-19. Vetëm 100 raste aktivë me Covid-19 janë në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive. Po në 24 orë janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e Covid-19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (22 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4,064
Testime totale 781,556
Raste pozitive 132,496
Raste të shëruara 129,941
Raste aktive 100
Humbje jete 2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 33
Tiranë 30
Durrës 10
Berat 7
Lezhë 7
Elbasan 5
Dibër 3
Kukës 2
Korçë 1
Fier 1
Vlora 1

SHKARKO APP