Asnjë viktimë nga Covid-19, Ministria: 132 raste aktive në të gjithë vendin

Edhe në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete nga Covid-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, betejën që nga fillimi i pandemisë e kanë humbur 2454. ”Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv”,-informon Ministria e Shëndetësisë.

Po në 24 orët e fundit janë kryer 2,621 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë. ”Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: Nga 1 rast në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Mirditë, Tepelenë”.

Aktualisht janë 132 raste aktive me Covid-19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë, nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, po në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,895 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 9
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,621
Testime totale 768,559
Raste pozitive 132,481
Raste të shëruara 129,895
Raste aktive 132
Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 43
Tiranë 40
Berat 11
Durrës 11
Lezhë 8
Elbasan 5
Gjirokastër 5
Korçë 3
Dibër 3
Kukës 2
Fier 1

SHKARKO APP