Asocacioni çon në Republikë Sërpska? Hovenier: SHBA nuk e lejon

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier thotë se Kosova duhet të avancojë me krijimin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe. Hovenier apeloi që si Serbia dhe Kosova të zbatojnë detyrimet e dialogut.

“Nuk e di se si Shtetet e Bashkuara mund ta ndryshojnë mbështetjen e tyre për Kosovën në lidhje me përkushtimin tonë ndaj popullit të Kosovës dhe idesë së Kosovës si një shtet sovran, i pavarur, demokratik multietnik. Vizioni ynë për një Evropë të plotë, të lirë, dhe në paqe’ nuk mund të realizohet pa qenë pjesë e kësaj edhe Kosova. Dhe për këtë arsye ne kemi bërë kaq shumë përpjekje. Kështu e shohim ne”, tha ambasadori amerikan.

I pyetur mbi rrezikun e krijimit të një Republika Sërpska përmes Asocacionit dhe se cilat janë garancitë qëkjo mos të ndodhë, ai tha: “Besoj se duhet të ketë një lloj besimi te SHBA-të dhe zotimet që ne kemi bërë se nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë”.

SHKARKO APP