Asociacioni, Kurti: Nuk mund të shkruhen tekste, pa u pajtuar për shtyllat e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur këtë të enjte për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, duke dhënë në një farë mënyrë edhe vizionin e tij për atë që duhet të ketë dokumenti në fjalë.

Edhe pse nuk reagoi drejtpërdrejtë ndaj deklaratave të bëra nga homologu Edi Rama, Kurti tha se marrëveshja do të arrihet nëse ka pajtueshmëri në parim për shtyllat e tij.

“Unë mund të thelloj (vizionin për statutin e Asociacionit), por thellimi i kësaj nënkupton pajtueshmëri në parim. Pra kur të pajtohemi në parim, përfshirë edhe ato shtyllat që ju i përmendët që unë i kam thënë në parim, atëherë lirisht mund të thellojmë tekstin. Por nuk mund të shkruajmë tekste alternative ndërmjet të cilëve mund të gjendet një mesatare aritmetikore pa u pajtuar njëherë në parim”, tha Kurti në Kuvend.

SHKARKO APP