Astir/Familja me 19 anëtarë në qiell të hapur

Në pak minuta, e gjithë puna dhe mundi i një jete me plot sakrifica, i’u shembe para syve si me një të rënë lapsi. Kjo është historia e trishtë e 75-vjeçarit Haxhi Billa dhe 18 anëtarëve të familjes së tij të madhe që tani janë rrugëve të Tiranës të pastrehë, pasi IKMT vendosi t’u prishë shtëpinë në zonën e ”Astirit”, pasi prekej nga projekti i ”Unazës së Madhe”.

75-vjeçari rrëfen sesi inspektori i ARRSH mori aty për aty vendimin për prishjen e shtëpisë së tij, pa paralajmërim, si dhe pa marrë parasysh faktin se shtëpia është ndërtuar me leje të bashkisë Tiranë dhe se toka i është blerë pronarit në vitin 1993.

Për pak kohë si Haxhiu dhe 18 anëtarët e familjes Billa janë strehuar tek miq dhe të afërm, po edhe për sa kohë? Kryefamiljari thotë se nuk pret dhe as që beson në ndihmën e kryeministrit Rama. Kryefamiljari thotë se nuk do të tërhiqet nga beteja për drejtësi si ai dhe familja Billa duke lënë të hapur edhe mundësinë e shkuarjen drejt vetëgjyqësisë nëse do të preket trualli i shtëpisë tanimë të shembur.

SHKARKO APP