Unaza e Re, shembet me 10 kg tritol objekti 6-katësh (FOTO/VIDEO)
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) shembi sot me shpërthim një objekt 6 katësh në Unazën e Re. Objekti ishte pjesë e godinave që preken nga ndërtimi i Unazës së Re.
Rreth orës 16:00, ekspertët e IKMT realizuan shembjen e kontrolluar. Në objekt u hapën 250 vrima ku u vendosën 10 kg lëndë plasëse e llojit tritol.
Sipas IKMT me shembjen e këtij objekti nuk ka me ndërtesa për tu prishur në lotin e parë. Një ditë më parë në këtë zonë u shembën 5 objekte.
Një pjesë biznese, pjesa tjetër shtëpi banimi u rrafshuan pa rezistencë nga banorët e unazës të cilët kanë protestuar prej më shumë se një viti.
Fotot dhe videot më poshtë tregojnë momentin e shembjes së objektit masiv.