“Astiri” në protestë, Kërpaçi: Banorët do të triumfojnë në këtë betejë të drejtë të tyren
Banorët e zonës së ish-Astirit në Tiranë kanë dalë edhe pasditen sotme në rrugë në protestë kundër projektit të dyshimtë të zgjerimit të Unazës së Re, projekt i cili parashikon prishjen e qindra banesave në këtë zonë.
Dhe siç ka ndodhur prej më shumë se 8 muajsh, në protestën e sotme në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe ish-deputetët e LSI-së Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi.
Kryetarja e LRI-së, teksa publikon në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, shprehet se rezistenca e tyre duhet të triumfojë pasi kjo betejë po mbron interesin publik përballë atij të Edi Ramës dhe 5 oligarkëve!
“Rezistenca e banorëve të Unazës së re nuk është vetëm një betejë e drejtë në mbrojte të shtëpive të tyre!
Rezistenca e tyre duhet të triumfojë pasi kjo betejë po mbron interesin publik përballë atij të Edi Ramës dhe 5 oligarkëve!
LSI është në çdo moment bashkë me qytetarët në rezistencën për demokraci dhe shtet të së drejtës!”, shprehet ish-deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi.
Ndërsa Endrit Braimllari u shpreh se qytetarët kanë përballë një kryeministër dhe një qeveri të korruptuar që nuk mbron interesim qytetar por atë të oligarkisë dhe krimit të organizuar
“Projekti korruptiv dhe kriminal tek Unaza e Re është fytyra e vertetë e Edi Ramës.
Njerëzve të varfër që protestojnë për të mbrojtur pronën e tyre i arreston dhe i dhunon ndërkohë kriminelët lëvizin të lirë me bekimin e qeverisë dhe të Edi Ramës.
Banorët e Unazës së Re, Bulevardit të ri dhunohen e arrestohen ndërkohë Edi Rama, Damian Gjiknuri, Afrim Qendro lëvizin të lirë dhe shijojnë në resorte luksoze paratë e grabitura ndaj qytetarëve
Shikoni si banditët e Edi Ramës thyejnë dyert e bashkisë për të zaptuar instuticionet të cilat nuk ia besuan qytetarët
Po zaptojnë me dhunë dhe me terror shtetëror institucionet sepse kjo është filozofia e Edi Ramës zapto, shkatërro, dhuno çtë gjesh përpara. Qytetarët nuk do ja falin dhunën e ushtruar dhe terrorin shtetëror Edi Ramës dhe zagarëve të tij”, theksoi Braimllari.
KOHA JONË SONDAZH

