“Astiri” në sulm! “Jelekverdhët” e djegies së gomave gati për protestë

Nuk kanë munguar edhe në këtë protestë të radhës së opozitës, “jelekët portokalli”. Banorët e zonës së Astirit që prej më shumë se tre muajsh, kanë ardhur të organizuar në grup për t’ju bashkuar protestës së opozitës. Kjo e fundit i ka mbështetur gjatë të gjithë ditëve  të protestës së tyre, kundër projektit të unazës së Madhe.

Ishin banorët e Astirit, ata që në protestën e shkuar të opozitës para Parlamentit, i vunë flakën gomave të makinave gjatë incidenteve të shumta të krijuara në tubimin e 26 shkurtit. Ata janë të veshur të gjithë me jelek forsforeshentë ngjyrë portokalli, një frymëzim që erdhi pas protestave të “jelekverdhëve” në Francë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?