“Astiri”, Vokshi tregon si policia hodhi gaz lotsjellës brenda godinës ku ndodheshin mbi 50 gra dhe fëmijë
Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, denoncoi në RTV Ora se policia ka hedhur gaz lotsjellë brenda një ambjenti të mbyllur te Unaza e Re në të cilin ndodheshin mbi 50 gra dhe fëmijë, banorë të “Astirit”.
Gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit kur edhe IKMT zbaroi në zonë për të nisur aksionin për prishjen e 33 objekteve që preken nga projekti për Unazën e Madhe.
“Vajta në spital për të takuar Lindita Protoduarin, një nga zonjat më aktive të Unazës së Re në mbrojtje edhe ajo të shtëpisë së saj. Ishte shumë rëndë. Kishte qenë me mbi 50 gra dhe fëmijë në një ambjent të mbyllur te Unaza e Re në orën 05:30 të mëngjesit.
Policia si një bandë kriminale ka thyer xhamat, është sulur brenda, ka dhunuar kë gjente përpara, ka hedhur gaz helmues brenda.
A mund të hidhet në 05:30 të mëngjesit në një ambjent të mbyllur gaz helmues. Ishin asfiksuar. Tregonte sesi detyroheshin gratë 80 vjeçe të ngjiteshin në tavanet e shtëpive të hidheshin.
Një pjesë e tyre kishin marrë lëndime shumë të rënda. Kishte gra që kishin pësuar djegie të shkallës më të lartë që nuk i gjetëm dot. Zonja ishte rëndë se kishte probleme me frymëmarrjen.Kur vajta për herë të dytë(në spital) takova një zotëri 75-vjeç, thyer të gjithë dhëmbët, qepur në fytyrë kudo.
E kishin qëlluar me shkop, grushta policët se ishte futur në një ambjent për ti shpëtuar gazit. Apo fëmijët që ishin mbytur nga gazi helmues. Është e tmerrshme kjo që po ndodh”, tha Vokshi.