AstraZeneca në Shqipëri, Rama sherr me qytetarët: Sa turp kur flet padija
Kryeministri Edi Rama është përshirë në një debat me qytetarët në “Facebook” në lidhje me vaksinimin e mësuesve kundër COVID-19 me dozat e AstraZeneca.
Por, për shkak se disa vende të BE-së e kanë pezulluar këtë vaksinë, shumë qytetarë janë skeptikë për sigurinë që ajo mund të ofrojë.
Kryeministri Edi Rama sqaroi se seria e dozave që erdhën në Shqipëri nuk ka lidhje dhe është tjetër nga ajo që ka dhënë efektet anësore në disa shtete, por pavarësisht këtij sqarimi ai ka debatuar në “Facebook” me disa qytetarë.
Një komentues i shkruan se gjysma e mësuesve do të kenë pasoja nga vaksina Astra Zeneca, ndërsa Ramës i kujton se për vete mori dozën e Pfizer, ndërsa kryeministri i përgjigjet në këtë mënyrë “Sa turp, kur flet padija”.