Astrit Hado zgjidhet drejtori i ri i Institutit të Sigurimeve Shoqërore

Astrit Hado është drejtori i ri i Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Bordi drejtues i ISSH-së, në prani edhe të ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, vendosi t’ia besojë Astrit Hados detyrën e drejtorit të këtij institucioni. Ai deri më sot ka mbajtur detyrën e nëndrejtorit të ISSH-së dhe do të zërë vendin e lënë bosh pas largimit të drejtoreshës së mëparshme, Vjollca Braho.

Hado ka një eksperiencë të gjatë në fushën e sigurimeve shoqërore dhe është një prej hartuesve të reformës së pensioneve që u miratua para 1 viti. Natyrisht, implementimi i kësaj reforme, një nga më të guximshmet e ndërmarra nga qeveria shqiptare, mbetet një nga sfidat kryesore të drejtorit të ri të ISSH-së.

Një tjetër detyrë e rëndësishme është edhe rritja e cilësisë së shërbimit nga zyrat e ISSH-së. Lidhur me këtë emërim ka reaguar edhe ministri Blendi Klosi, i cili në një postim të tijin në rrjetin social facebook do të vlerësonte Hadon si një nga njohësit më të mirë të këtij institucioni dhe problematikave të tij. “Besoj se kemi bërë zgjedhjen e duhur edhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, të cilët kërkojnë një cilësi më të mirë shërbimi në sportelet tona. Urime dhe suksese!”, – shkruan Klosi.

SHKARKO APP