Astrit Veliaj: Basha të themelojë parti të re
Prej ditësh nëpër portale flitet se deputeti i PD, Astrit Veliaj, është ftohur me Partinë Demokratike. Ai nuk shkon në mbledhjet e grupit.
Ka pasur disa reagime online. Disa thonë se nuk ia vlen të diskutosh për këtë lajm, të tjerë thonë se tashmë që Veliaj ka disa probleme ligjore, mund të nisë të ndryshojë kah.
Në një intervistë të gjatë për gazetën "Shqiptarja.com", Veliaj thotë se PD, siç po funksionon tani, rrezikon të zbresë në më pak se 10% në vitin 2017.
Ai thotë se Lulzim Basha duhet të themelojë një parti të re dhe t’ia dorëzojë PD-në Sali Berishës, të cilin e quan farkëtarin që e drejtoi këtë parti me metoda të vjetra.
“Kështu siç po funksionon, partia po shkon drejt atrofizimit të plotë,” thotë Veliaj.
Megjithatë ai shprehet se në PD nuk ka asnjë diskutim për një parti të re.