Astrit Veliaj: S’iki te LSI, Metën e takova në ‘09-ën me Çim Pekën

Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Veliaj i përgjigjet kritikave në adresë të tij nga eksponentë pranë PD, pas intervistës së botuar në “Shqiptarja.com” dy ditë më parë.

Gjatë një prononcimi për gazetën, Veliaj përgenjështron zërat që e lidhin atë me Lëvizjen Socialiste për Integrim si dhe ka edhe një përgjigje për pretendimet lidhur me një takim mes tij dhe kreut të LSI, Ilir Meta.

“Ilir Metën e kam takuar në 2009-ën dhe i kam thënë “Jo”!

I kam thënë që do të kandidojë me PD-në.

E kam takuar në prani të Çim Pekës dhe që prej atëherë nuk e kam takuar më, as rastësisht.

Me Edi Ramën s’jam takuar kurrë, përveç me Fatmir Mediun të cilin e kam mik.

Të tjerat janë shpikje dhe fantazi e tyre.

Kjo pasi njëherë më bëjnë me Ramën dhe njëherë me Metën…!

Është fantazi e tyre”, u shpreh Veliaj.

Ai shton se kryetari i PD, Lulzim Basha duhet të reflektojë për sugjerimet e tij lidhur me drejtimin e PD, duke i mëshuar edhe njëherë idesë së themelimi të një partie të re.

SHKARKO APP