Astrologu vet@vritet mistershëm, zbulohen detajet e fundit

Astrologu 53-vjeçar nga Korça, Jofiel Koço i dha fund jetës duke u vetë hedhur nga tarraca e pallatit ku banonte. Policia njoftoi ditën e sotme për ngjarjen e rëndë ndodhur në afërsi të Pazarit të Korçës, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar drejt vetëflijimit 53-vjeçarin. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. Sipas informacioneve të deritanishme nga hetimet aktive të policisë, 53-vjecari është ngjitur në tarracën e pallatit ku banonte dhe më pas është hedhur. Koço njihej si astrolog, i cili ftohej për të intepretuar yjet herë pas here. Ende mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarjeje apo motivi që e ka çuar 53-vjeçarin të ndërmerrte këtë akt të rëndë. Policia është duke hetuar mbi rastin dhe duke marrë dëshmi. Mësohet se 53-vjeçari ishte babai i 2 fëmijëve, por jetonte i vetëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?