AT ANTON HARAPI, “VALË MBI VALË”

Nga Marash Mirashi*-

AT ANTON HARAPI, “VALË MBI VALË”

At Anton Harapi, nje prej figurave “ma  të nalta kombëtare” sipas atyre që ia kanë njohur jetën dhe miradinë e mendjes e të shkrimësisë, do te mbetet i pavdekshem me vepren e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Franceskani i madh i lindur në Shirokë dhe i arsimuar në Shkodër, Tirol dhe Vjenë të Austrisë, ne vepren e tij “Valë mbi valë”, ne dukje ashtu thjesht, permes nje udhetimi ne liqen nga Shiroka e deri në famullinë e Grudës ku qe caktur meshtar, na sjell perjetime dhe persiatje te thella filozofike, analiza dhe perfundime kozmike, mbi jetën, individin, lirine, raportet njerezore dhe familjare, doket, menyren e jeteses, etnosin, kulturen dhe besimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne pjesen e pare, At Antoni udheton permes liqenit , ku te gjithe narrativen e ngre mes dy burrave qe u japin rremave dhe nenes se tij qe e shoqeron. Pas shume peripecive ai mberrin ne Tuz, ku gjate nje bisede me tre austriake, prej të cilëve dy profesore dhe nje mjek zevzek, shperfaq dijet e tij per botën, njeriun, shpirtin, trupin e besimin, duke i mahnitur dhe lene me goje hapur bashebiseduesit e tij. Te gjithe dialoget jane paraqitur ne libër. Pasi ndahet nga austriaket, ai nis udhetimin drejt famullise… ku me naten e pare te qendrimit atje dhe me refleksionet e mengjesit mbyll te gjithe kapitujt e ketij udhetimi më shume filozofik, te titulluar “Valë mbi valë”. Te gjithe kapitujt jane botuar me pare ne edicionet e “Hyllit te drites” ne vitet 41-42.

U pushkatua nga komunizmi. Varri ende i pagjetur.

Sot At Anton Harapi është një Martir i Atdheut.

*Marash Mirashi ka qenë ndër gazetarët e parë në KOHA JONE

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?