At Nikolla Marku, pas shkarkimit: Janullatos, na ke përbaltur atdheun

At Nikolla Marku ka reaguar sot pas shkarkimit që i është bërë nga Kryepeshkopi Janullatos. Ai e quan këtë shkarkim si cënim të Kishës Ortodokse, ndërsa shprehet se ata që e kërcënojnë, po vulosin fundin e tyre të padiskutueshëm. Më tej, prifti At Nikolla Marku kërkon dorëheqjen e Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Ja reagimi i tij:

“Shqiptarizmi i ortodoksise shqiptare, nuk mund të cënohet nga banditë me veshje prifti dhe helm shovinizmi. Kush kërkon derdhje gjaku, brenda ortodoksisë shqiptare, do ta mbulojë gjaku i tradhtarit këmbë e kokë. Kush kërkon përçarje brenda besimtarëve të vërtetë ortodoksë, do ta mbulojë përcarja brendi shpirtit dhe mishit të kalbur që e mban në këmbë si ty Andon dhe Janullatos. Metropolia e Elbasanit, është një abuzim dhe përfitim nga takimi i Papës Françesku me Bartolomeun. Sa shpejt u ngutën të nxjerrin përfitime në dëm të Shqipërisë dhe Papës vetë. Kushdo që cënon Kishën Ortodokse të ngritur nga Fan Noli, do të pësojë fundin e padiskutushëm si shërbëtorë të shovinizmit Vorio-Epir.

Andon, alias Janullatos, ju bëjmë thirrje, të mos e pranosh bekimin e djallosur nga Janullatos. Të dorëhiqesh menjëherë. Ti djalosh, përfaqësues i fondacioneve offshore të Janullatosit i ke ditët e numëruara. Andon dhe Anastas Janullatos, mos guxoni t’i afroheni Kishës Shqiptare Ortodokse, sepse gjaku që kërkoni të derdhni, do t’ju mbysë direkt juve, si në mendje ashtu dhe shpirt. Na vjen shumë keq që, dy përfaqësues të besimeve të ndryshme fetare ishin aty, si babai i një teqeje, ashtu dhe një përfaqësues i kishës rajonale katolike. Sa keq që i përdorën në mënyrën më të pabesë. Turp për besimin dhe veshjen e tyre. Harmonia fetare, nuk varet as nga Andoni dhe as nga Anastasi. Çdo përpjekje për përçarje në Elbasan dhe Shqipëri, do të ndëshkohet pa asnjë hezitim nga besimtarët e vërtetë shqiptarë por dhe nga ne si kishë. Anastas dhe Andon Janullatos Ju e keni përbaltur Atdheun tonë në çdo cep të botës, sepse dobësinë ekonomike dhe politike e keni trajtuar si pamundësi shtet bërje dhe besim bërje.

Po ju themi, jeni të mbaruar. Mos iu afroni atdheut dhe besimit ortodoks shqiptar, sepse zjarri i ferrit ju pret. Ftoj të gjithë besimtarët ortodoksë dhe simpatizantë, historianët, politikanët, patriotët e vendit tim, të dëshmojnë në pashkët që po vijnë, forcën, besimin dhe dashurinë për historinë e ortodoksisë dhe Atdheut tonë. Le t’i tregojmë Janullatosit dhe shërbëtorëve të tij tradhtarë, se sa e duam besimin dhe Atdheun tonë Shqipëri.

Këshilli i Kishës,

At Nikolla Marku”.

SHKARKO APP