Atentat biznesmenit në Sarandë, qëllohet me 20 plumba. Gjendja e rëndë

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në vend. 20 plumba janë zbrazur në drejtim të biznesmenit Spiro Iljadhi 35-vjeç, rreth orës 03:50 të mëngjesit të sotëm në Sarandë.

Autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të biznesmenit duke i shkaktuar disa plagë. Mësohet se 35-vjeçari është transportuar me helikopter drejt Tiranës. Plumbat kanë kapur edhe një kalimtar që ndodhej aty pranë, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije.

“Sot, rreth orës 03:50, në lagjen Nr.1, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit S.I., 35 vjeç, banues në Sarandë dhe M.J., 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thotë policia.

SHKARKO APP