Atentat familjes, tre të vrarë dhe një të plagosur

Tre anëtarë të një familje kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër u plagos rëndë pas një atentati me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ndodhi në Thumanë të Krujës, mesnatën e të premtes duke u gdhirë e shtunë, teksa një person ende i paidentifikuar i ka bërë pritë familjes dhe i ka qëlluar me armë.

Sipas policisë viktimat janë Fran Ceku 70 vjec, djali i tij Arben Ceku 46 vjec dhe nipi Enea Rama 18 vjeç. Ndërsa ka mbetur e plagosur rëndë Luçie Ceku 65 vjece, bashkëshorjta e Franit.

Autori i krimit u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe më pas arrestimin e tij. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndersa policia ka nisur hetimet për ta zbardhur atë.

SHKARKO APP