Atentat mafioz, ekzekutohet me armë zjarri një person në Sarandë

 

Një burrë humbi jetën ë orët e para të ditës së sotme pasi u qëllua me armë zjarri në një atentat tipik mafioz nga persona ende të paidentifikuar. Viktima është Edmond Mehmeti, 42 vjeç, raportojnë burime policore për NOA.al.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Turizëm- Kanali Cukës. I ndjeri ndodhej në makinën e tij duke përshkuar rrugën për në shtëpi, kur iu zu pritë dhe u qëllua me armë zjarri duke marrë plumba në zemër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edmond Mehmeti dha shpirt në makinën e tij tip "Peugeot" ngjyrë blu, ku qëndroi deri pak më parë që forcat policore bënë dërgimin për në morg pasi nisën procedurat e rastit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rrethanat e vrasjes janë ende të paqarta. Viktima ishte pronar i një lavazhi automjetesh në qytetin e Sarandës. Policia ka ngritur postblloqe në aksin Sarandë-Ksamil, në përpjekje për kapjen e autorëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?