Atentat me armë zjarri ndaj dy shqiptarëve në Itali, autorët e maskuar i thyejnë xhamin e makinës dhe…

Dy shqiptarë në Itali kanë rënë pre e një atentati të armatosur mbrëmjen e 21 shtatorit në zonën e Turate.

Mediat italiane raportojnë se dy shqiptarët, e identifikuar si Indrit Lleshaj 44 vjeç dhe Artan Lazar 42 vjeç, kanë mbetur të plagosur në gjendje të rëndë.

Mësohet se të dy të plagosurit udhëtonin me një makinë “Audi Q5” kur iu bë pritë nga një makinë tjetër. Menjëherë aty mbërriti një motor me dy persona të maskuar, të cilët nisën të godisnin xhamin përparmë të mjetit për ta thyer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sapo dy shqiptarët nisën të zbrisnin nga makina, ata u qëlluan me armë, duke marrë plagë në gjoks dhe në qafë. Autorët, të paidentifikuar deri tani, u larguan me shpejtësi nga vendngjarja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqiptarët e plagosur u dërguan në spital dhe ju nënshtruan operacionit. Gjendja e tyre konsiderohet e rëndë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?