Atentat me armë zjarri ndaj vëllezërve në mesnatë, humb jetën njëri prej tyre

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër u plagos rëndë, si pasojë e një atentati me armë zjarri në orët e vona të natës së mbrëmshme.

Sipas të dhënave të para nga policia, i vdekur ka mbetur Klevi Baho 22 vjeç, ndërsa i plagosur mbeti vëllai i tij A.B 29 vjeç.

“Rreth orës 00:45 të 1 korrikut, në fshatin Murras , të Elbasanit qarta janë plagosur shtetasit K.B., dhe A.B., ku shtetasi K.B., 22 vjeç, ka ndërruar jetë në spital, ndërsa vëllai i tij shtetasi A.B., rreth 29 vjeç, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapje e autorëve”, njofton paraprakisht policia, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?