Atentat në Kamëz, 33-vjeçari qëllon me armë ndaj dy personave

Një 33-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39 vjeç, dhe më pas është larguar. Ngjarja ka ndodhur në Kamëz, në rrugën “OSBE”.

Fatmirësisht, nga të shtënat me armë zjarri të shtetasit me inicialet J.K. nuk ka persona të plagosur.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP