Atentat në Kurbin ndaj ish-deputetit të PS, Armando Prenga

Ish-deputeti i PS-së, Armando Prenga i ka shpëtuar një atentati në zonën e Fushë Kuqes në Kurbin. Policia u njoftua për ngjarjen nga vetë Prenga, ndërsa ka shpallur në kërkim Fatbardh Ismailin.

Prenga ka njoftuar sallën operative të Policisë Kurbin se ndërkohë që qarkullonte me automjet, 29-vjeçari me Fatbardh Ismaili qëlloi me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit.

Ngjarja dyshohet se e ka zanafillën tek një konflikt gjatë numërimit të votave në KZAZ 15 Kurbin, ku u përplasën vëzhguesit mes të cilëve ishte dhe babai i autorit. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, dhe po vijojnë kontrollet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit që është larguar nga vendi i atentatit.

SHKARKO APP